Transmetuar më 15-06-2021, 11:17

Një burrë në Berat është bërë objekt dhune psikologjike aq sa është përfshirë edhe policia e cila pasi u fut në banesën e familjes me konflikt, gjeti armë nga pushka e deri te shpata.

Noa.al raporton se nga specialistët e Sektorit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, tha policia.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga shërbimet e Policisë, shtetasit E. M. iu gjet një armë gjahu pa leje, një mjet prerës (shpatë) dhe një mjet prerës sëpatë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", tha policia lokale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Dhuna në familje", "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë" dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta". /noa.al