Transmetuar më 15-06-2021, 11:20

Dy punonjës të OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit) kanë humbur jetën dhimbshëm sot pasi një shtyllë elektrike ku por punonin u rrëzua papritur.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Japoninë të Roskovecit në rrethin Fier, raporton noa.al.

Viktimat janë Gjergj Duka 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi 64 vjeç. Të ndjerët ranë në krye të detyrës duke u përpjekur të riparojnë një defekt në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Policia tha në një informacion zyrtar se tragjedia ndodhi sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /noa.al