Transmetuar më 15-06-2021, 13:52
Mbrojtësi belg, Timothy Castagne, do të largohet nga Kampionati Europian, pasi pësoi një frakturë të dyfishtë në fytyrë të shtunën, gjatë ndeshjes kundër Rusisë (3-0).
Ai që u zëvendësua menjëherë nga Menieur u përplas brutalisht, pas gjysmë ore lojë, me rusin Kuzyáev.
Në fund të ndeshjes, trajneri Roberto Martínez konfirmoi seriozitetin e dëmtimit: frakturë e dyfishtë në mollëzën e fytyrës:
"Castagne nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë të luajë. Ai ka një thyerje të dyfishtë. Me siguri e ka mbyllur këtu turneun".
Zëvendësuesi i tij, Meunier, ishte i dobishëm në pjesën tjetër të ndeshjes, pasi shënoi golin e dytë dhe asistoi për të tretin te Lukaku. /fredi/noa.al