Transmetuar më 15-06-2021, 17:49

Shqipëria në 24 orët e fundit identifikoi edhe 8 persona të tjerë me koronavirusin e ri Sars-Cov-2 nga 3375 tamponë dhe teste të shpejta të kryera në të gjithë vendin. Aktualisht janë 136 persona aktivë, ndër të cilët janë 19 vetë të shtruar në spitalin infektiv ku 5 janë në gjendje të rëndë.

Një ditë më parë ishin dy raste të tjera nga 2618 testime, një në Tiranë dhe një në Berat, raporton noa.al. Dje rezultonin gjithsej 143 persona aktivë me koronavirus në të 12 qarqet e vendit. Ndër ta, 20 të shtruar në spitale nga të cilët 6 në gjendje të rëndë.

Ja situata e detajuar për 24 orët e fundit.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3375 testime, 14 të shëruar, 8 raste të reja, 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Aktualisht janë 136 raste aktive në vend. Vlora është qarku i parë ku nuk ka raste aktive me Covid19.

15 Qershor – Megjithë situatën e përmirësuar epidemilogjike në vend, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3,375 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 2 raste në Tiranë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has.

Vlora është qarku i parë në vend ku nuk ka raste aktive me Covid19. Aktualisht janë 136 raste aktive në vend. Prej tyre, po marrin trajtim spitalor 19 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e ka fituar dot betejën me Covid19 një qytetar 73 vjeç nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (15 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 8 Të shëruar në 24 orë 14 Të shtruar në spitale 19 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 3,375

Testime totale 762,976 Raste pozitive 132,469 Raste të shëruara 129,879 Raste Aktive 136 Humbje jete 2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 43 Tiranë 37 Berat 17 Durrës 11 Lezhë 7 Elbasan 6 Gjirokastër 6 Korçë 3 Dibër 3 Fier 2 Kukës 1