Transmetuar më 15-06-2021, 18:10

Pyjet e fshatit Borizanë në Krujë janë “përfshirë” në një vatër zjarri ndërsa era ka ndihmuar në përhapjen e flakëve.

Ndërhyrja nga zjarrfikësit ka qënë mjaft e vështirë ndërsa banorët u munduan që të fikin flakët me mjete rrethanore.

Nuk dihet akoma shkaku i rënies së zjarrit. Ndërsa flakët ecin me shpejtësi, kjo vatër mund të shkaktojë dëme serioze nëse nuk do të arrijë të vihet nën kontroll, pasi pjesa më e madhe në atë zonë është e mbjellë me pisha dhe fidanë.