Transmetuar më 15-06-2021, 18:12
Foto ilustruese

Përfshihet nga zjarri një ullishte në fshatin Shesh në Ndroq pra Tiranës, për shkaqe ende të paqarta.

Mësohet se vatra e zjarrit është regjistruar para pak minutash.

Po ashtu bëhet e ditur se nga zjarri rrezikohen banesat përreth këtij fshati.

Vatra e zjarrit rrezikon që të përhapet edhe nga era e fortë. Aktualisht vijon puna për shuarjen e zjarrit.