Transmetuar më 15-06-2021, 19:47

Historia dramatike e një 10-vjeçari në SHBA po bën xhiron e mediave, ndërsa ai cilësohet si hero.

Vogëlushi u hodh dje në një lumë në Dakotën e Jugut për të shpëtuar motrën e tij, e cila po mbytej.

People shkruan se Ricky Lee Sneve u hodh lumin Big Sioux pasi motra e tij e vogël ra aksidentalisht në ujë. Mësohet se vogëlushët ishin në piknik me familjen e tyre.

Ishte babai ai që u fut i pari në ujë për të shpëtuar motrën, ndërsa më pas u hodh edhe Ricky.

Djali arriti që të shtynte të motrën në breg, ndërsa më pas u zhduk nën ujë.

Turpi i tij u gjet pas disa orësh kërkimi. nga një ekip palombarësh.