Transmetuar më 15-06-2021, 21:04

Thonë që fjala të dërrmon më shumë se plumbi dhe kjo në shumë raste është e vërtetë, por ashtu siç do të vrasë, fjala di edhe të ëmbëlsojë e të ngrohë zemrat e kujtdo, e veçanërisht të femrave.

Shpesh duhet të tregoheni të kujdesshëm edhe kur ju bëni atyre komplimente, pasi ato mund të keqkuptohen dhe femrat të dalin të lënduara nga ato që ju thoni, për shkak të mënyrës së si e thoni.

Ka disa fjalë të cilat ngrohin zemrën e çdo femre dhe jua lehtësojnë punën për t’i rënë asaj në sy, apo edhe thjesht për ta bërë të ndihet mirë. Ja cilat janë ato:

Dukesh fantastike! (shtoni: si gjithmonë)

Ti je femra e parë (e vërteta) në jetën time!

Je e shkëlqyeshme në krevat!

Do të jesh nënë e shkëlqyeshme. (apo je nënë e shkëlqyer)

A do ta kalosh jetën me mua?

Si mendon ti për këtë? (pyeteni çfarë mendimi ka dhe do të jetë e lumtur)

Ti je mikja ime më e dashur.

Jam i lumtur që të kam ty.

Ti më njeh më mirë se kushdo tjetër.

Të dua!