Transmetuar më 15-06-2021, 22:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku trupi i një fëmije u gjet i lidhur dhe i pajetë, në sediljen e makinës pranë banesës.

Ngjarja ka ndodhur në Tenesee, ndersa mediat shkruajnë se fëmija kishte vdekur nga uria dhe dehidratimi.

Por ngjarja nuk mbyllet këtu pasi edhe nëna e foshnjes 15-muajsh, Nicholas Crowder, u gjet e pajetë në shtëpi ku sipas autopisës kishte ndërruar jetë më parë nga mbidoza.

Pasi policia arriti në vendin e ngjarjes pa që Tiffany Spears, 32 vjeçe, ishte shtrirë në dyshemenë e banjës dhe nuk kishte asnjë shenjë të dukshme dhune.

Rreth saj kishte drogë dhe mjete për ta marrë, ndërsa djali i pajetë u gjet në sedijen e makinës të parkuar para shtëpisë./noa.al/