Transmetuar më 15-06-2021, 23:04

Franca mund Gjermaninë në ndeshjen e vlefshme për "Euro 2020".

Takimi u luajt mbrëmjen e sotme dhe i fitua me rezultatin minimal 1-0.

Goli i fitores për francezët erdhi nga Hummels (autogol 20′).

Ndeshja ishte e vlefshme për "Grupin F".

Kujtojmë se kjo ndeshje u parashikua saktë nga një elefant “fallxhor” në një kopsht zoologjik në Hamburg.

Yashoda, elefanti 42 vjeç, tërhoqi flamurin francez në vend të atij gjerman nga një kuti në kopshtin zoologjik ”Hagenbeck”.

Elefanti tundi flamurin në ajër dhe mori një ananas si shpërblim.