Transmetuar më 16-06-2021, 19:04

Katër orë bisedime mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin, pasoi konferenca për shtyp e zëdhënësit e z. Putin.

Që në fillim ai tha se Federata Ruse dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgjegjësi për të ardhmen e kombeve në botë: "Ne jemi dy shtete, dy superfuqi që kemi përgjegjësi për fatin dhe stabilitetin e të gjithë botës".

Më herët edhe Presidenti amerikan, Joe Biden, i përshkroi Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë si “dy fuqi të mëdha”, gjatë bisedës paraprake para kamerave me homologun rus, Vladimir Putin.

Deklarata e Bide. është një vlerësim i dukshëm ndaj Moskës, ndryshe nga qasja e mëparshme e Uashingtonit që përpiqej të ulte rolin e saj në arenën ndërkombëtare duke e konsideruar si “fuqi rajonale”.

Në bashkëbisedim me gazetarët, Putin pohoi se të dy vendet janë përgjegjëse edhe për stabilitetin bërthamor. Ndërsa u ndal edhe te siguria kibernetike kur tha se ajo është e rëndësishme për të dyja vendet

Duke u përpjekur të thyejë akujt, Vladimir Putin i bëri një kompliment të rrallë homologut amerikan, Joe Biden, duke e quajtur një “burrë shteti me përvojë”.

“Ai është shumë ndryshe nga presidenti Donald Trump”, tha Putin në konferencën për media pas takimit 4-orësh.

Ndërsa nuk komentoi deklaratën e Biden që më herët e kishte cilësuar vrasës, kreun rus Putin.

Por pavarësisht komplimenteve, Putin tha se Biden nuk e kishte ftuar të vizitonte Shtëpinë e Bardhë dhe as ai nuk e kishte ftuar të vizitonte Kremlinin.

Putin, konferenca e plotë për media

Foto: Denis Balibouse /NYT

LIVE BIDEN PARA MEDIAVE