Transmetuar më 16-06-2021, 21:54

Sergio Ramos do të njoftojë nesër largimin nga Real Madridi. Kapiteni do të shkojë në klub dhe do të zyrtarizojë vendimin e tij, më pak se dy javë para përfundimit të kontratës.

Më 30 qershor përfundon kontrata e Sergio Ramos me “Los Blancos”, me të cilët nuk ka gjetur dot marrëveshje rinovimi, raporton noa.al.

Klubi madrilen i ofroi një vit rinovim me 10% zbritje të pagës, por qendërmbrojtësi dëshironte të paktën dy sezone. Nuk kishte asnjë marrëveshje, ndaj kapiteni do të largohet nga Real Madridi pas 16 vitesh.

Akti i lamtumirës do të konfirmohet nesër në “Valdebebas Sports City”, në orën 12:30. Futbollisti do të thotë lamtumirë me të gjitha nderimet, i shoqëruar nga Florentino Pérez dhe pothuajse i gjithë bordi i drejtorëve dhe drejtuesit e klubit.

Lamtumira do të jetë në harmoni të mirë midis palëve, edhe nëse ato nuk kanë arritur marrëveshjen që apriori po kërkonin, me qëllim që rrugët e tyre të vazhdonin së bashku për të paktën një vit më shumë.

Ramos do t’i thotë lamtumirë Real Madridit së bashku me katër Champions, katër Botërorë për Klubet, tri Superkupa Europiane, pesë La Liga, dy Kupa Mbreti dhe katër Superkupa Spanjolle. Një “palmares” spektakolar, që e bën atë lojtarin e dytë më të suksesshëm në historinë e Real Madridit, pas Paco Gento.

Sergio Ramos do të thotë lamtumirë në një akt emocional dhe më pas do të paraqitet në një konferencë për shtyp para gazetarëve për të dhënë shpjegimet e tij, për të rishikuar karrierën e bardhë dhe për t’iu thënë lamtumirë tifozëve. Nuk pritet ta shpallë nesër destinacionin e ri, por sipas asaj që ka mësuar MARCA, ai tashmë ka një propozim interesant, shumë afër materializimit të kontratës së re, nëse nuk është mbyllur tashmë. /fredi/noa.al