Transmetuar më 17-06-2021, 02:14

Në mes të Kampionatit Europian, nuk është për t’u habitur që njerëz të famshëm mbështesin publikisht vendin nga e kanë origjinën. Ka shumë shembuj dhe rrjetet sociale janë zakonisht vitrina ideale për të dhënë mesazhe ose thjesht uruar fat kombëtares së zemrës në një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më të ndjekura sportive në botë, “Euro 2020”.

Shembulli i fundit në këtë drejtim është modelja Heidi Klum. Në rezymenë e 48-vjeçares gjermane, e cili fitoi shtetësinë amerikane më 2008, ka një varg punësh që përfshijnë modelingun, prezantuesen, biznesmenen, stilisten, producenten televizive dhe aktoren.

Si ndjekëse e zjarrtë e ekipit që drejton Joachim Löw, ajo ka sfiduar censurën e Instagramit, duke shpërndarë një foto që shfrenon imagjinatën e gjithkujt…

E njohur gjithashtu si një nga engjëjt e “Victoria’s Secret” dhe për romancat e saj, të tilla si ajo që e çoi në krahët e Flavio Briatore për dy vite, gjermanja nuk ka hezituar të tregojë mbështetjen e saj për kombëtaren e Low, megjithëse fatkeqësisht fillimi nuk ishte fort inkurajues, pas disfatës kundër Francës.

Aktualisht, Heidi Klum, e cila banon në Los Angelos, është e martuar që nga viti 2019 me bashkatdhetarin e saj, Tom Kaulitz, udhëheqës i grupit “Tokio Hotel”. Ajo gjithashtu pati martesë për 7 vite me këngëtarin Seal, me të cilin ka 4 fëmijë. /fredi/noa.al