Transmetuar më 16-06-2021, 22:29

Takimi i presidentit rus Vladimir Putin me atë amerikan, Joe Biden, tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, për shkak të rëndësisë që ajo paraqet dhe influencës në politikën ndërkombëtare.

Presidenti i Rus Vladimir Putin fluturoi drejt Zvicrës me një avion luksoz, i cili ka një vlerë rreth 390 milionë paund.

Në brendësi të tij ndodhen një tavolinë për të zhvilluar takime e zbukuruar me ar, dhoma gjumi, një palestër, një bar edhe është i pajisur me një sistem të avancuar të komunikimit.

Dekori i brendshëm i avionit ka një stil neoklasik dhe është prodhuar nga Shoqata e Prodhimit të Avionëve “Voronezh”.