Transmetuar më 16-06-2021, 23:13

Në Shkodër, dyndje e madhe në sallën e teatrit “Migjeni”. Nuk po shiten biletat e ndonjë shfaqjeje të ”madhe”.

As ka ardhur ndonjë personalitet i shoqërisë tonë dhe njerëzia po rend ta dëgjojë çfarë do të thonë.

Jo ore jo, kanë ardhur heronjtë e rinj të shoqërisë tonë. Janë çunat dhe gocat që puthen tek “Përputhen”, dhe njerëzia në Shkodër po vrapon ti prekë, ti shikojë nga afër se sa realë janë.

Ti fotografojnë (të gjithë me telefona në duar), tu marrin autografe, të dëgjojnë çfarë do të thonë, çfarë mesazhes do tu japin për jetën dhe të ardhmen.

Çfarë mendojnë ata për vendin dhe shoqërisë, si mund të bëhet(edhe më keq) ky vend, etj., etj.

Në Shkodër kjo, imagjinoni qytetet e tjera…

Dhe pastaj thoni që nuk është faji i popullit që gjërat këtu janë mbrapsht e lëmsh?

Ju mendoni se me këtë rini e me këtë nivel të shoqërisë ne do të ecim përpara? Dhe ne presim demokraci, presim rini që të jetë më e mirë se ne.

Jo more jo, kurrën e kurrës!