Transmetuar më 17-06-2021, 06:55

Bashkimi Evropian ka hartuar një rregullore të re e cila synon të frenojë autoritarizmin që vërehet te disa vende anëtare dhe të tjera jashtë unionit. Ligjvënia e re ndalon dhënien e fondeve tek ato shtete ku shkelet pavarësia e gjyqësorit, raporton noa.al duke cituar të përditshmen spanjolle El Pais.

Me këtë hap, BE është e sigurt se do të parandalojë shpërdorimin e subvencioneve evropiane miliarda euroshe në vendet që kanë qeverisje autoritare, të tilla si Hungaria ose Polonia

Norma e re lindi me synimin për të ndaluar lëvizjen autoritare pikërisht në vende të tilla si Hungaria dhe Polonia. Ato do të dërrmoheshin nga pezullimi i fondeve pasi gjysmën e investimeve publike i kanë me fondet e BE.

Marsin e kaluar, Brukseli denoncoi përpara Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, reformën gjyqësore polake ku parashikohet që të ndëshkohen ata gjyqtarë që dërgojnë vendime paraprake në gjykatën Evropiane.

Probleme me gjyqësorin ka dhe në Hungari ku qeverisja shumëvjeçare e Orban shihet si autoritarizëm i pastër. Nga njëra anë ai fshikullon pa fund Brukselin me kritika dhe me thirrje nacionaliste e nga ana tjetër merr gjithnjë e më shumë fonde nga BE.

Shqetësimi Evropian që çoi në vendimin për pezullim fondesh, vjen pasi korniza e re buxhetore (2021-2027), arrin në 1.8 trilionë euro, përfshirë dhe Fondin e Rimëkëmbjes për të kapërcyer krizën covid-19. /ardi/noa.al