Transmetuar më 17-06-2021, 11:18

Christian Eriksen do të operohet. Mesfushorit të Interit dhe Danimarkës do t’i implantohet një ICD, që në fakt është defibrilator automatik i zemrës.

Kjo u njoftua nga Federata Daneze e Futbollit Danez në një azhurnim të fundit për gjendjen e lojtarit, i cili në minutën e 43-të të ndeshjes së të shtunës së kaluar, kundër Finlandës në “Euro 2020” u shemb pa ndjenja në fushë, si pasojë e një arresti kardiak.

“Ky është një mjet i domosdoshëm pas arrestit kardiak, të shkaktuar nga një aritmi, – vazhdon deklarata.

Christian pranoi zgjidhjen e sugjeruar nga specialistët vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan në unison këtë lloj trajtimi. Ne iu kërkojmë të gjithëve që t’i japin Christian dhe familjes së tij paqe dhe privatësi".

Me këtë ndërhyrje, mesfushori danez nuk mund të luajë më në Itali, pasi rregullat shëndetësore atje nuk e lejojnë. Diku tjetër, ndoshta, por realisht tashmë karriera e tij si futbollist duket se ka përfunduar. /fredi/noa.al