Transmetuar më 17-06-2021, 11:29

Tani është zyrtare, Gattuso nuk është më trajner i Fiorentinës. Në fakt, nuk arriti të ulej në stolin e saj qoftë edhe një ndeshje të vetme miqësore, jo më zyrtare.

Së pari ndodhi “stuhia”, tashmë vjen konfirmimi. Ish-mesfushori energjik i Milanit, trajner i Napolit deri në fund të sezonit të kaluar, ndahet nga Fiorentina.

Mbërrin edhe shënimi zyrtar i klubit vjollcë: "ACF Fiorentina dhe mister Rino Gattuso, me marrëveshje të përbashkët kanë vendosur t’i ndajnë rrugët dhe për këtë arsye të mos e fillojnë sezonin e ri së bashku.

Tashmë jemi në kërkim të një zgjedhjeje tjetër teknike, që do ta drejtojë ekipin vjollcë drejt rezultateve që Fiorentina dhe qyteti i Firences meritojnë". /fredi/noa.al