Transmetuar më 17-06-2021, 12:58

Një djalë 21 vjeçar i kthyer në transgjinore është dhunuar fizikisht dhe verbalisht nga një grup prej dhjetë djemsh në Tiranë, për shkak të prirjeve të saj intime.

Organizata LGBTIQ që mbron të drejtat e këtij komuniteti tha sot se është e tronditur nga ngjarja që sipas saj erdhi si sulm nga 10 djem në Tiranë për shkak se 21 vjeçar(ja) ishte një transgjinore.

Në foto që publikoi kjo organizatë, shihet personi i dhunuar që duket ti kenë shkulur flokët dhe ti kenë dëmtuar dorën.

Lidhur me këtë incident reagoi sot edhe ambasada Gjermane. Ajo e cilësoi sulm brutal ndaj personit duke theksuar se mesa duket lidhet me identitetin sek sual të viktimës.

Ambasada kërkon që ngjarja të zbardhet plotësisht dhe menjëherë nga policia dhe organet e drejtësisë.

"Ne si Ambasadë Gjermane kundërshtojmë me vendosmëri çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për barazinë dhe kundër diskriminimit", – thotë ambasada.

Policia e Tiranës tha zyrtarisht se shtetasi me iniciale E. M., 21 vjeç, kallëzon se në rrugën “Vëllëzërit Manastirli” e kanë goditur disa persona ende të paidentifikuar.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas marrjes së kallëzimit e kanë pajisur të dëmtuarin me vendimin mjeko-ligjor dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /klea/noa.al