Transmetuar më 17-06-2021, 17:10

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2621 testime, 7 të shëruar, 5 raste të reja në 24 orët e fundit. Aktualisht 9 pacientë po marrin trajtim spitalor, ndërsa janë 132 raste aktive në të gjithë vendin

Situata e 24 orëve të fundit mund të cilësohet si më e mira që nga marsi 2020 pasi në të vetmin spital Covid hapur, atë Infektiv, tashmë gjenden 9 pacientë. Nëntë të tjerët kanë dalë orët e fundit.

Nga 9 të shkruarit aktualë, 4 pacientë janë në terapi intensive.

Dita që lamë pas u mbyll me 2,621 testime,  nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Tepelenë.

Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid19 në vend.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë.