Transmetuar më 17-06-2021, 19:06

Disa javë pas ardhjes së saj në jetë, Almeda dhe Tolgahani na prezantuan sot me Alinën vajzën e tyre.

Fillimisht, bukuroshja shqiptare postoi në Instastory një foto të bashkëshortit të saj që mbante Alinën në krah duke e puthur në kokë teksa qëndronin të dy shtrirë.

Almeda ka shkruar me nota humori:

“Ooo Tolgahan, t’ju rrojë, lindje normale apo çezariane? Unë nuk mund të tallem me babanë tonë!”

E njëjta foto është rishpërndarë më pas edhe nga aktori turk.

Ata nuk e kanë zbuluar ende portretin e të voglës pasi sigurisht është ende herët.

Çifti mirëpriti ardhjen në jetë të Alinës më 8 qershor.

Kujtojmë se dyshja kurorëzoi me martesë dashurinë në vitin 2017, ndërsa në 2019 u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Efehan.

Tashmë familja është kompletuar me Alinën.