Transmetuar më 17-06-2021, 19:52

Cristiano Ronaldo është një nga ata lojtarë që ka lënë shenjë të përjetshme në historinë e futbollit dhe që njihet nga të gjitha brezat.

Por përjashtim këtu bën pjesë roja e sigurimit në stadiumin “Allianz“ të Mynihut, atje ku Portugalia do të luajë ndeshjen e radhës kundër Gjermanisë.

Megjithëse Ronaldo nuk ka nevojë për prezantim, një punonjës siç edhe shihet në video ka bërë detyrën e tij si me çdo njeri.

Ai shkon nga pas yllit luzitan dhe i kërkon të shohë mjetin e tij të identifikimit për të shuar pasiguritë e tij dhe ta lejojë të kalojë në brendësi të stadiumit për të zhvilluar stërvitjen.

Më poshtë pamjet: