Transmetuar më 17-06-2021, 21:01

Policia arreston Babis Anagnostopulos pas rrëfimit të tij – Shikoni njoftimin zyrtar të policisë – Ai pretendon se ai "u turbullua" kur Caroline i tha se do ta linte

Bashkëshorti i vè i Caroline Crouch, pranon se është ai që ka vrarë 20 vjeçaren duke sajuar një grabitje të dhunshme.

Harry Anagnostopulos ka rrëfyer pas tetë orësh që u mor në pyetje se e vrau gruan e tij sepse u turbullua kur ajo i tha se do ta linte dhe bashkë me fëmijën e tyre njëvjeçar, Lydia, do të rikthehej në Angli.

Policia greke lëshoi para pak minutash një komunikatë ku njoftoi se ka arrestuar 32 vjeçarin për vrasjen e të shoqes, duke shtuar se ai e pranoi dhe rrëfeu me detaje çfarë kishte bërë.

Provat që fundosën grekun

1.Ora smart e Caroline ka regjistruar një rritje drastike në rrahjet e saj të zemrës dhe më pas çdo shenjë jete ndalet, çdo gjë në orare të ndryshme me ato që deklaronte i shoqi.

2.Gjatë orëve që gjatë dëshmisë së tij ai pretendon se ishte i lidhur, Harry Anagnostopoulos rezulton se lëvizte brenda shtëpisë. Kjo doli nga aplikacioni celular që regjistron hapat dhe analizoi të dhënat për periudhën në fjalë.

3.Karta e kujtesës u hoq nga kamera e sigurisë shumë më herët sesa orët që "grabitësit" supozohej të kishin qëndruar në shtëpi.

4.Sipas informacionit, çifti duket se kanë debatuar atë natë dhe në fakt, ata dyshohet se prej muajsh kishin përplasje aq sa Caroline ishte e vendosur të largohej bashkë me fëmijën motak.

Caroline ka shkëmbyer disa mesazhe me burrin e saj. Mesazhet janë shkëmbyer ndërsa 20-vjeçarja ishte në papafingo dhe 32 vjeçari në katin përdhes. Nga mesazhet dhe frazeologjia, krijohet përshtypja se çifti kishte një fërkim.

Në SMS ka frazeologji që i referohet konfliktit, ndërsa zbardhet se tekstet e shkruara mes tyre janë në anglisht. Në fakt, një nga termat e përdorur ishte "budalla". /noa.al