Transmetuar më 17-06-2021, 23:34

Futbollisti i Francës, Kingsley Coman është larguar nga grumbullimi me përfaqësuesen për të qenë i pranishëm në lindjen e fëmijës së tij.

Federata franceze e Futbollit nuk nguroi t’i japë leje futbollistit për këtë moment të rëndësishëm në familjen e tij.

Vendimi u autorizua edhe nga trajneri Didier Deschamps.

Sulmuesi nuk u përdor në sfidën ndaj Gjermanisë, ndërsa Franca do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Hungarisë ditën e shtunë.