Transmetuar më 18-06-2021, 00:17

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:45, të mbrëmjes q% lamë pas tek hyrja e spitalit “Nënë Tereza”.

Një automjet me drejtues shtetasin me iniciale shtetasin Xh.H., dyshohet se është përplasur me një motomjet. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale M.M 23-vjeç i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.