Transmetuar më 18-06-2021, 03:24
Foto ilustruese

Një vajzë vetëm 18 vjeçe ka ndërruar jetë pas një situate të vështirë që kaloi në banesë e më pas duke u transportuar për në spital e derisa atje nuk mbijetoi më.

Gjithçka nisi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:10, në Mullet pranë Tiranës, raporton noa.al.

Ambulanca ka transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, shtetasen S. B., 18 vjeçe, e cila nuk është ndjerë mirë.

Me mbërritjen në urgjencë, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, shtetasja S. B. ka ndërruar jetë.

Është e paqartë përse vajza ka humbur jetën. Nga të dhënat e marra rezulton se 18 vjeçarja vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. /klea/noa.al