Transmetuar më 18-06-2021, 10:41

Gennaro Gattuso nuk do të jetë trajneri i ri i Tottenham. Sipas raporteve nga “The Athletic”, pavarësisht nga ndjenjat pozitive të takimit të djeshëm midis drejtuesve dhe agjentit të italianit, Jorge Mendes, “Spurs” kanë vendosur të refuzojnë kandidaturën e ish-trajnerit të Napolit.

Pas divorcit me Fiorentinën, për Gattuso del “tym i zi” edhe në Londër. Pas dështimit të marrëveshjes me Paulo Fonseca, Mendes iu propozi ish-mesfushorin e Milanit anglezëve.

Lajmi për ardhjen e mundshme të Gattuso në stolin e Tottenham ndezi revoltën e tifozëve të klubit të Londrës veriore në rrjetet sociale.

"Jo Gattuso" është hashtag-u i përdorur nga tifozët e “Spurs”, të cilët njëzëri shprehën kundërshtimin e tyre për ardhjen e Gattuso .

Ata nuk ia harrojnë kurrë gjestin e shëmtuar, që ish-lojtari i Milanit ka bërë ndaj zv.trajnerit të tyre, duke i futur duart më fyt gjatë një ndeshjeje në “San Siro”, për Ligën e Europës. /fredi