Transmetuar më 18-06-2021, 12:28

Një turist i huaj në moshë të thyer, ka humbur jetën pak minuta më parë pasi pësoi një atak kardiak, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në bregdet, ku shtetasi austriak me iniciale A. T., 76 vjeç po qëndronte duke pushuar. Teksa gjendej në rërë, buzë detit, ai u përkeqësua papritur.

Në ndihmë i kanë ardhur disa pushues të tjerë dhe ata e kanë transportuar në spitalin e Vlorës.

Pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë nga shërbimi i urgjencës, i moshuari austriak, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ndodhur si pasojë e një arresti kardiak. /noa.al