Transmetuar më 18-06-2021, 12:52

Mesfushori i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle, Sergio Busquets, ka dalë negativ në rezultatin e fundit të testeve, që janë kryer pasi u konfirmua pozitiv me kovid.

Sipas protokolleve të pand emisë, ai do të bashkohet me “La Roja” për vijimin e Kampionatit Europian, duke filluar nga kjo e premte.

Busquets do të udhëtojë me ekipin në Sevilla për t’u përgatitur për ndeshjen e dytë të “Euro 2020” kundër Polonisë.

Duke filluar nga ora 20:30 është planifikuar konferenca për shtyp e trajnerit, Luis Enrique, dhe sulmuesit Álvaro Morata, i vënë në qendër të kritikave pas performancës së fundit me kombëtaren.

Mëngjesin e sotëm, Busquets nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e kombëtares, por do të bashkohet me ekipin nga mesdita për të qenë me bashkëlojtarët, në dispozicion të trajnerit. /fredi/noa.al