Transmetuar më 18-06-2021, 13:10

Gjashtë djem të mitur janë identifikuar nga policia e Tiranës si dhunues të një të riu të kthyer në vajzë dy ditë më parë në kryeqytet.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 filloi procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”  i shtetasve S. S., 19 vjeç, E. S., 17 vjeç, D. H., 16 vjeç, L. K., 16 vjeç, E. L., 16 vjeç dhe T. T., 16 vjeç.

Ata akuzohen se në rrugën “Vëllezërit Manastirli” kanë goditur shtetasin E. M., 21 vjeç”.

Më herët ojf që mbrojnë këtë komunitet tha se djali 21 vjeçar i kthyer në transgjinore është dhunuar fizikisht dhe verbalisht nga një grup prej dhjetë djemsh në Tiranë, për shkak të prirjeve intime, por 4 të tjerët nuk janë gjetur.

Organizata LGBTIQ tha se është e tronditur nga ngjarja që sipas saj erdhi si sulm nga 10 djem në Tiranë për shkak se 21 vjeçar(ja) ishte një transgjinore.

Në foto që publikoi kjo organizatë, shihet personi i dhunuar që duket ti kenë shkulur flokët dhe ti kenë dëmtuar dorën.

Lidhur me këtë incident reagoi edhe ambasada Gjermane. Ajo e cilësoi sulm brutal ndaj personit duke theksuar se mesa duket lidhet me identitetin sek sual të viktimës.

Ambasada kërkon që ngjarja të zbardhet plotësisht dhe menjëherë nga policia dhe organet e drejtësisë.

Policia e Tiranës tha zyrtarisht se pas marrjes së kallëzimit e kanë pajisur të dëmtuarin me vendimin mjeko-ligjor. /klea/noa.al