Transmetuar më 18-06-2021, 14:43

Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse për personat rezidentë në Shqipëri me efekt që nga dita e dielë, 20 qershor, ora 0:00 CET, njoftoi ambasada Gjermane pak minuta më parë.

Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit.

Për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e tamponit PCR, ose një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.

Ju mund të gjeni më shumë informacione dhe linqe në faqen e internetit këtu.