Transmetuar më 18-06-2021, 16:20

Një grua 56 vjeçare ndërroi jetë sot në spitalin e Kalavryta disa minuta pas dozës së dytë të vaksinës Pfizer që mori kundër kovidit.

Gruaja kishte shkuar në këtë spital për të marrë dozën e dytë, tre javë pas të parës dhe po qëndronte te salloni i pushimit të zonës së vaksinimit ku është e detyrueshme të qëndrosh për 15 minuta.

Por pikërisht kur sapo po kalonte një çerek ore, gruaja nisi të ankohek për dhimbje dhe djegie në kraharor dhe në shpinë.

Gruas iu bë frymëmarrje artificiale, u mbajt dhe një orë në intubim, por vdiq.

Spitali tha se dyshon që gruaja të ketë pësuar sulm në zemër me edemë pulmonare, por arsyeja është e paqartë.