Transmetuar më 18-06-2021, 18:12

Veshja antiplumb u pa e detyrueshme nga policia, për lëvizjet e 32 vjeçarit Haralambos Anagnostopulos pasi ka ngjallur neveri kudo në Greqi dhe jashtë saj për vdekjen e gruas së tij Caroline Crouch.

Ai do të qëndrojë deri të martën në paraburgim, para se gjykata të vlerësojë nëse ai do të lirohet me kusht garancie pasurore apo do të mbahet në burg.

Policia greke tha sot se i komunikoi zyrtarisht 32 vjeçarit,masën e sigurisë me burg deri në vlerësimin nga gjykata, me akuzën për vrasje me dashje dhe paramendim të gruas së tij 20 vjeçare Caroline Crouch të cilën e thërriste Manuela.

Sakaq, policia greke nuk është kursyer në detajet që ka dhënë për tetë orët e dëshmisë së 32 vjeçarit, ish pilot helikopterësh.

Haralambos, i njohur dhe me emrat Harry dhe Babis, tha se gjithçka nisi nga gjaknxehtësi sepse pa që e shoqja në nerv e sipër e mori fëmijën dhe e hodhi shkujdesur në krevat.

"Dëgjova që ime shoqe po ngrinte zërin dhe u ngjita lart në dhomën e gjumit, kur pashë që ajo e mori Lydian dhe e hodhi pa pikë kujdesi, por me nerv në krevatin e vogël".

Në këtë moment, tregon 32 vjeçari versionin e tij, mu errën sytë, u ngrita, iu sula duke i hedhur duart në fyt. Ia shtrëngova që ta mbytja. Por po kalonin pesë minuta dhe nuk po ia dilja dot, ndaj mora jastëkun dhe ia vura në fytyrë derisa ajo nuk po lëvizte më". /noa.al