Transmetuar më 19-06-2021, 01:18

Matts Hummels, qendërmbrojtësi i kombëtares gjermane, ka marrë jo pak kritika për autogolin e shkaktuar në ndeshjen debutuese të “Mannschaft” në këtë Kampionat Europian.

Në fakt, ai moment vendosi fatin e ndeshjes kundër Francës, e cila i mori si “dhuratë” 3 pikët e çmuara.

Veterani i Borussia Dortmund, duke folur për “Bild”, zbuloi një prapaskenë tejet interesante që kishte ndodhur me djalin e tij, i cili kishte festuar për autogolin ndaj Francës:

"Për fat të mirë, ai ende nuk e di se çfarë është autogoli. Ai mendon se një top që përfundon në rrjetë është gjithmonë mirë.

Më kanë thënë nga familja se festoi autogolin tim. Do të më duhet t’ia mësoj disa gjëra të tjera akoma"./fredi/noa.al