Transmetuar më 19-06-2021, 05:10

Një grup kërkimor-shkencor me bazë arkeologë, njoftoi sot se një fosilet që kishte gjetur ka zbuluar rinocerontin më të gjatë në botë duke tejkaluar edhe xhirafën.

Kjo specie rinoceronti, fosilet e së cilës u gjetën në veriperëndim të Kinës, në provincën Gansu në vitin 2015, u zbulua se kishte jetuar në periudhën oligocene.

Në hulumtimin e kryer nga dr. Deng Tao nga Instituti Paleontologjik i Vertebrorëve në Pekin, u përcaktua se speciet, mbetjet e të cilave u zbuluan, ishin fosile të "Paraceratherium linxiaense", e cila jetoi rreth 26.5 milionë vjet më parë.

Në studim, u regjistrua që speciet e gjitarëve pa brirë që peshonin rreth 21 tonë ishin të gjatë rreth 6 metra.

Duke parë kafkën, nofullën dhe dhëmbët e "Paraceratherium linxiaense"; kuptohej se speciet në fjalë kishin një kafkë të hollë dhe një strukturë kapëse të hundës.

Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën Communication Biology.