Transmetuar më 19-06-2021, 04:25

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit "Për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor mes dy policive në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, erdhi në Tiranë dhe nënshkroi ne kryepolicin Ardi Veliu.

Memorandumi i bashkëpunimit ka për qëllim realizimin e patrullimeve të përbashkëta të policisë rrugore të Shqipërisë dhe policisë rrugore të Kosovës.

Veliu tha se prezenca e shërbimeve të policisë së Kosovës bashkë me shërbimet e Policisë së Shqipërisë do të ndikojë në rritjen e sigurisë.

Mehmeti tha se Policët e Kosovës me kolegët e tyre të Shqipërisë kanë shkëmbyer përvojat e tyre më të mira të mundshme.