Transmetuar më 19-06-2021, 09:19

Një djalë i ri banor i Tiranës ka arritur të fitojë në Angli nja 120 milionë lekë të vjetra dhe i ka nisur për në Shqipëri nëpërmjet Italisë, por paratë iu kanë nga policia në Portin e Durrësit.

Në fugonin që vinte i dyshuari, u gjetën 16 pako ku në total kishte  86.740 paund që shihni në foto ose 121 milionë lekë të vjetra.

Për këtë sasi parash u arrestua në flagrancë 21 vjeçari Enes Haxhiu, që tani akuzohet për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Noa.al mëson se zbulimi i parave u bë si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë. Ndaj në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, një furgon mallrash që vinte nga Italia, me drejtues Enes Haxhiun.

Gjatë kontrollit të kryer në furgon, në një televizor, u konstatuan 16 pakot me para, paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë implikuar në këtë vepër penale.