Transmetuar më 19-06-2021, 10:44

Pasi iu larguan disa titullarë të sezonit të kaluar, Vllaznia ka nisur të plotësojë radhët e veta. Kësaj here ka “bërë pazar” të fqinjët maqedonas, duke marrë një sulmues. Klubi kuqeblu ka zyrtarizuar përforcimin në repartin e përparmë:

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Fahrudin Djurdjevic. Ai do të jetë pjesë e skuadrës tonë për sezonin e ardhshëm, do të bashkohet me Vllazninë sot në Podgoricë, për të udhëtuar më pas drejt Zllatiborit për stërvitje. Djurdjevic është 29 vjeç dhe përpos aktizimit në kampionatin maqedonas, ka luajtur edhe në kampionate të tjera. Me eksperiencën e tij pritet të jetë një element i rëndësishëm për Vllazninë, si në ndeshjet europiane, ashtu edhe në sezonin e ri të futbollit shqiptar”.