Transmetuar më 19-06-2021, 12:09

Operacioni i pastrimit të gjurit të majtë të Zlatan Ibrahimovic doli me sukses. Suedezi iu nënshtrua një operacioni artroskopik në në Romë. Kirurgët Volker Musahl dhe Fabrizio Margheritini e operuan atë, në prani të drejtorit mjekësor të kuqezinjve, Stefano Mazzoni, dhe këshilltarit ortopedik të klubit, Roberto Pozzoni. "Zlatan është mirë dhe do të fillojë procesin e rehabilitimit menjëherë”, – shkroi klubi në një deklaratë.

Koha e procesit të rehabilitimit vlerësohet 4 javë për t’u kthyer në vrapim dhe 8 javë për lojë. Kujtojmë se 39-vjeçari ka rinovuar edhe një vit me kuqezinjtë, por humbi disa ndeshje të sezonit të kaluar prej dëmtimit. Po kështu, nga ky shkak nuk mundi të marrë pjesë edhe në “Euro 2020”, sfidat që po luhen prej 11 qershorit, pasi u kthye në kombëtare.