Transmetuar më 19-06-2021, 12:53

Kur José Mourinho merr fjalën, nuk është kurrë banal. Këtë e demonstroi edhe në intervistën e fundit për portugezen mujore GQ, në të cilën zbuloi disa sekrete mbi negociatat me Romën dhe arsyet që e çuan të pranonte këtë sfidë:

"Ata më kontaktuan në të njëjtën ditë kur unë u pushova nga Tottenham. Roma më donte fort, ishte e menjëhershme oferta e saj. Në mëngjes Tottenham më shkarkoi, pasdite më telefonuan nga Roma. Ata më bënë të ndiej pasionin për futbollin në Itali, veçanërisht te Roma ku nuk është fituar asnjë trofe për 20 vite. Friedkins, pronarët e rinj, me një qasje profesionale dhe të përulur, më kanë kaluar entuziasmin e tyre për këtë kapitull të ri e të jashtëzakonshëm profesional të jetës së tyre. Ata ishin vërtet objektivë dhe të sinqertë me mua, më bënë të ndiej pasionin për këtë punë, më bënë përshtypje për mënyrën se si më afruan”.

Prandaj, “Special One” u bind që ta fillojë këtë aventurë të re te verdhekuqtë, duke parë ndryshime thelbësore krahasuar me disa nga përvojat e fundit: "Unë bëra gabime kur pranova disa projekte. Ndonjëherë zanati më shtyu të zgjedh situata që nuk duhet t’i kisha… Shkova te Manchester United në një moment tranzicioni, pastaj te Tottenham, i cili nuk ka histori suksesi. Tani te Roma, me një pronar të ri. Në këtë rast me Romën menjëherë perceptova një afeksion të madh me Friedkins dhe drejtorin Pinto. Ata më stimuluan zjarrin dhe pasionin për këtë projekt. M’u desh shumë pak kohë për të thënë “po” dhe tani jam zhytur në këtë mision të pamundur. E përcaktoj të pamundur në kuptimin që njerëzit më konsiderojnë dhe më shikojnë vetëm në një mënyrë: si fitues”.

Në fund, një këndvështrim mbi dy çështje aktuale si VAR dhe Superliga, të cilat Mourinho i adreson në një mënyrë të qartë, në stilin e tij: "VAR? Unë nuk i festoj golat më. Nga përvoja ime, çdo herë që ekipi im shënonte, gjëja e parë ishte të shikoja vijën e linjës. Tani shikoj në ekran ose monitorin pranë meje dhe pres, pres, pres. Superliga? Unë jam 58 vjeç. Kam më shumë se 30 vite në futboll profesional, por akoma jam ai djali që luajti para shtëpisë me porta guri. Pra, kur dikush më flet për Superligën, unë preferoj të vazhdoj të jem i tillë, një djalosh i futbollit të rrugës".