Transmetuar më 19-06-2021, 18:18

Një gazetare e njohur greke, Angeliki Nikolouli ka publikuar bisedat e saj me pilotin Babis Anagnostopolus, i cili pranoi së fundmi vrasjen e bashkëshortes së tij Caroline në Greqi.

Gazetarja zbulon se “32-vjeçari bëri sikur ishte viktimë dhe u përpoq në çdo mënyrë të turbullonte ujërat dhe të çorientonte hetimet”

Nikolouli tregon se mbajti kontakte të drejtpërdrejta me pilotin gjatë gjithë këtyre 37 ditëve nga vrasja e 20-vjeçares, mirëpo sipas saj piloti shmangu takimin me të.

32-vjeçari bëri sikur ishte viktimë dhe u përpoq në çdo mënyrë të turbullonte ujërat dhe të çorientonte hetimet, sipas asaj që u dëgjua në shfaqje.

Ndër të tjera, piloti i tha prezantueses:

“Në këtë fazë të kërkimit tim më është kërkuar të mos zbuloj informacione specifike, sepse keqinterpretimi nga publiku mund të komplikojë ose vonojë procesin, diçka që askush prej nesh nuk e dëshiron. Edhe në një shfaqje me reputacion si e juaja. Unë jam ende në një situatë të keqe, zonja Nikollouli, për të folur për gruan time. Me lëndon mua. E di që doni të ndihmoni siç bëni gjithmonë, shpresoj të flasim së shpejti. Unë jam çdo ditë me Policinë që po heton shumë. Dhe unë u kam treguar atyre besim ”.

Kur Angeliki Nikolouli këmbënguli ta takonte, ai gjente vazhdimisht justifikime.