Transmetuar më 19-06-2021, 19:09

Një aksident i trefishtë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10 në hyrje të Tiranës.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete ku si pasojë i lënduar ka mbetur drejtuesi i një prej makinave që u përfshi në aksident si dhe një pasagjer.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë punën për normalizimin e qarkullimit./noa.al/