Transmetuar më 19-06-2021, 20:07

Gjermania mund Portugalinë në ndeshjen e vlefshme për “Euro 2020”.

Takimi i luajtur pasditen e sotme, Gjermani-Portugali, përfundoi me rezultatin 4-2, në favor të gjermanëve.

Golat për fituesit erdhën nga: Dias, Guerreiro (autogola), Havertz dhe Gosens.

Për portugezët, të cilët njohën avantazhin e përkohshëm, golat erdhën nga C. Ronaldo dhe Jota.

Ky takim ishte i vlefshëm për “Grupin F” të kampionatit evropian./noa.al/