Transmetuar më 19-06-2021, 21:18

Një tifoz në Britaninë e Madhe hidhet nga kati i katërt i hotelit dhe më pas arrestohet nga policia.

Tifozi është arrestuar mbërmjen e djeshme në Londër pasi është hedhur nga dritarja e katit të katërt të hotelit, gjatë një përleshjeje tifozësh pas ndeshjes Angli -Skoci, njofton policia londineze.

Sipas raportit një tifoz ka dalë nga dritarja e hotelit edhe pse ndodhej në katin e katërt në Lankaster rreth orës 21:40 të mbrëmjes së djeshme.

Policia i është afruar menjëherë 27-vjecarit që ishte hedhur nga dritarja dhe e dërguan në spital për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, ndërkohë që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Më pas ky person u arrestua për mashtrim.

“Policët janë plagosur ndë ndjekje të tij dhe ai ka gënjyer për ngjarjen. Si rrjedhojë do të marrë ndihmën e shpejtë pasi dhe dëmtimet nuk janë të mëdha dhe do të dërgohet në polici,” – shkruan e përditshmja britanike Independent.