Transmetuar më 19-06-2021, 22:17

Vrasja e Carolinës në Greqi nga bashkëshorti i saj, ka tronditur fort opinionin publik në këtë vend.

Një mikeshë e ngushtë e familjes së të ndjerës Caroline, ka dhë një rrëfim shokues për median greke TheNewspaper.gr.

Ajo tregon se si e kishte kuptuar që Babis e kishte vrarë të shoqen, pas një gjesti që bëri gjatë varrimit të saj.

Qëndrimi i tij në varrimin e bashkëshortes së tij më 14 maj në Alonissos, ngriti dyshime në komunitetin lokal, se vrasësi mund të ishte ai.

Ajo që ngjalli dyshime se ai mund të ishte vrasësi, ishte se nuk i dha nderimet e fundit bashkëshortes së tij siç duhej.

‘Gjatë gjithë ceremonisë ai nuk i afrua as dy metra arkivolit të Caroline. Ai gjithmonë rrinte larg saj dhe më bëri përshtypje që ai as nuk e shikonte. Të gjithë njerëzit që ishin brenda tempullit kaluan dhe i dhanë lamtumirën e fundit Caroline. Në këtë proces preket e vdekura dhe luten mbi të. Është imazhi i fundit. E megjithatë piloti nuk u afrua kurrë. Ai nuk i dha lamtumirën e fundit asaj, madje as nuk e preku. Ai nuk bëri asgjë që bënë të tjerët. Sapo shkova në shtëpi, i thashë familjes time se Babis e kishte vrarë Caroline’,- është shprehur mikja e familjes me lot në sy.