Transmetuar më 20-06-2021, 16:28

Autoritetet shëndetësore në Shqipëri po raportojnë ditët e fundit raste njëshifrore ditore, duke sjellë një klimë të lartë sigurie te qytetarët. Jemi në verë, turistë shqiptarë dhe të huaj po vijmë çdo ditë e më shumë dhe vendi nuk ka asnjë kufizim për këdo.

Kjo situatë, ka një tjetër element shtesë rreziku që sugjeron ish ministri i Shëndetësisë, Prof. Dr. Tritan Shehu.

Ai konstaton se pjesa më e madhe e vaksinave që po jepen në vend janë kineze dhe efikasiteti i tyre, shumë i ulët. Ndaj bën thirrje që në vend të futen vaksina të certifikuara nga EMA apo FDA, Pfizer, Moderna, Johnson and Johnson dhe AstraZeneca, kjo e fundit me rezerva të mëdha kudo në botë.

Në rast të kundërt, dr. Shehu alarmon vendi do të përballet me një rrezik të madh kombëtar.

"Shqiperia po bëhet gjithmone dhe me e pasigurte per te ardhmen Covid dhe varianteve te tij Delta, etj.

Vaksinat kineze nga Turqia përbëjnë shumicen dermuese te vaksinave te perdorur ne Shqiperi. Krejt jashte standarteve europiane, amerikane, britanike. E kunderta perben nje rrezik kombetar dhe nje veper te denueshme.

Kinezet vete i japin nje efikasitet 50,3%, gjemanet nen 30% dhe akoma me keq per variantet, të paafta per te mbrojtur nga variantet Covid.

Nga ana tjetër, vaksinimi nuk po ruan ritmet e dy muajve të kaluar. Aktualisht bëhen rreth 6 mijë doza në ditë nga deri 22 mijë në periudhën e mëparshme.

Muajt e verës nuk duket të jenë shqetësues, por vjeshta është sërish afër dhe frika kudo po bëhet gjithnjë e më e madhe.