Transmetuar më 20-06-2021, 18:35

Janë dy të dyshuar për përdhunimin e një gruaje 50-vjeçare shqiptare në Kato Petralona të Athinës. Por policia nuk gjeti askënd kur forca të shumta hynë në shtëpinë e krimit.

Ngjarja e shëmtuar ndodhi dje dhe nisi në orën 10 paradite. Emigrantja shqiptare kundrejt pagesës 5 euro shkonte një herë në javë për të pastruar ambientet e përbashkëta të pallatit që shikoni në galeri.

Dëshmia më e fundit e dhënë pasditen e sotme nga e dëmtuara është se ajo ndodhej në ashensor duke e pastruar kur u tërhoq dhunshëm nga një mashkull dhe u fut në një apartament në katin përdhes dhe atje u përdhunuar për pesë orë rresht nga dy persona.

Shumë forca policore rrethuan banesën në Rrugën 11 Symmachidon. Por në banesë u gjet vetëm një grua, nënë e të dyshuarit 35 vjeçar bullgar.

Dëshmitarët treguan ashtu si e dëmtuara, se ishin dy meshkuj të cilët përmes një shkalle të mbrapa dolën nga banesa para se ti kapte policia. Kjo e fundit qëndroi rreth e qark pallatit për një kohë derisa erdhi urdhri i prokurorit për të bastisur shtëpinë.

GREQIA TRONDITET SËRISH! Emigrantja shqiptare rrëmbehet në Athinë dhe abuzohet 5 orë rresht nga një bullgar. PO NDODH: SHUMË NJERËZ TE SHTËPIA E TMERRIT, KËRKOJNË QË NËNA TË DORËZOJË AUTORIN

/noa.al