Transmetuar më 20-06-2021, 20:19

Shanset e çdo skuadre për të fituar Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’ janë zbuluar nga modeli i detajuar i parashikimit të ‘Opta Stats Perform’ – dhe Anglia është vetëm e teta në listën e fituesve të mundshëm, me Francën favorite.

Secili vend garues tani ka luajtur dy ndeshje dhe duke shkuar në ndeshjet finale të grupeve, kompjuteri në Opta ka dhënë shanset e fituesve më të mundshëm të turneut bazuar në performancat e ekipit dhe rrugën e mundshme drejt fitores.

Franca mbetet favorit, pavarësisht barazimit të saj me Hungarinë, me një shans prej 23.3 për qind të suksesit. Por, Gjermania është zhvendosur në vendin e dytë me 12.2 për qind shanse, ndërsa Anglia është e teta në listë me një mundësi prej vetëm 5.4 për qind të ngritjes së trofeut.

Duke parë performancat e fundit dhe historike të ekipit, modeli i Opta-s “konsideron forcën e kundërshtarëve dhe vështirësinë e ‘rrugës për në finale’ duke përdorur gjasat e rezultatit të ndeshjes”.

Ndërsa Grupi F është etiketuar si ‘grupi i vdekjes’ pasi përmban Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë, modeli i statistikave llogarit qartë se të tre ekipet ka të ngjarë të kualifikohen, pasi portugezët janë favoritët e tretë me 10.6 për qind mundësi suksesi pavarësisht humbjes 4-2 nga Gjermani të shtunën.