Transmetuar më 20-06-2021, 20:54

Gazetari Bledi Mane, teksa fliste për jetën në Bllok, në Top Channel, u shpreh se aty vajzat merren me qira.

Sipas tij kjo zonë ka rreth 2 mijë klientë të përhershëm ndersa shton se gjatë muajve të verës dhe fundvitit, bëhet vatra e emigrantëve.

“Blloku ka rreth 2 mijë klientë të përhershëm. Janë dy mijë fytyra që e njohin njëri-tjetrin dhe janë aty rezidentë, jo që jetojnë, që kanë kafenetë e tyre. Në Bllok shkojnë provincial të sapo ardhur, ke vajza që merren me qira, shfrytëzojnë veten. Blloku është vitrina ku vajzat në përgjithësi shkojnë për t’u ekspozuar. Gjatë muajve të verës dhe fundvitit, bëhet vatra e emigrantëve”, tha Mane.

I pyetur se çfarë konotacioni ka fjala “gocë apo çun Blloku”, Mane u shpreh:

“Një njeri i pasur, një njeri i dalë, një kriminel. Aty janë shumë persona që njihen”.