Transmetuar më 20-06-2021, 21:47

Dy të rinj shqiptarë në Itali kanë befasuar jo pak autoritetet policore atje.

Sipas mediave italiane, dy të rinjtë të moshave 26 dhe 34 vjeç, lëviznin me një makinë tip “Benz” me targa shqiptare në rrugët e qytetit Teverola.

Ata, përpos se nuk kishin ndërruar targat, kishin instaluar mbi makinën dy sirena policie.

Kjo ishte edhe arsyeja se përse të rinjtë janë arrestuar nga karabinierët.